Justifikohet Dako: Edhe ty kur të merr dikush në telefon, po po, mirë mirë, kështu thua

Durrësi

Justifikohet Dako: Edhe ty kur të merr dikush në telefon, po po, mirë mirë, kështu thua

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 21:42
Vangjush Dako

Vangjush Dako ka pranuar se në përgjimin e publikuar nga BILD është zëri i tij, por se nuk ka komunikuar me Astrit Avdylajn. Duke komentuar telefonatat e Avdylajt me zyrtarët e PS, Dako tha se kështu përgjigjen gjithë shqiptarët.

“Ai vartësi im nuk është drejtor ujësjellësi, por përgjegjës I Ujësjellësit të Shijakut. Ai nuk ka të drejtë as të shkarkojë dhe as të emërojë njerëz nga puna.

Edhe ty kur të merr dikush në telefon, po po, mirë mirë, kështu thua. Përfitimi i Astritit është se e futën në burg.

Nuk jam dukle folur me Astrit Avdylin. Unë të sfidoj dhe të them gjeje ti me kë jam duke folur. Gjeje bashkë me gjermanin. Kjo tregon që një mendje e hollë e ka manipuluar për të krijuar një lidhje me pesë telefonata të tjera. Te të pesta është Astrit Avdyli, te e gjashta nuk është Avdyli.

Përgjimi numër pesë që unë jam duke folur aty, nuk është Astrit Avdyli. Në prokurori kam dhënë shpjegimet e mija për 5 orë dhe më kanë pyetur rrënjë e dhëmballë për detajet. Kanë sekuestruar dosjen e bashkisë në raport me këta dhe hetimet vazhdojnë”, tha Dako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat