Durrës/ Hyrja e portit do thellohet për të lejuar hyrjen e anijeve të mëdha dhe kroçerave

Durrësi

Durrës/ Hyrja e portit do thellohet për të lejuar hyrjen e anijeve të mëdha dhe kroçerave

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 16:09
Porti Durrësit

Për herë të parë pas disa dekadash porti i Durrësit dhe kanali hyrës i tij do të thellohen. Investimi nga autoriteti portual llogaritet në 7,1 milion euro.

Firma fituese e tenderit është shpallur dhe puna që do të nisë në qershor do zgjasë 5 muaj. Thellimi i portit të Durrësit, ta bëjë atë konkurruese me projekte të tjera të rajonit.

“Në përfundim të zbatimit të projektit thellësia e basenit ujor do të arrijë në 10.5 metra nga thellësia aktuale prej 7.5 metra, duke e kthyer portin e Durrësit të konkurueshëm me vendet e rajonit, Barin e Malit të Zi, dhe Selanikut në Greqi, përsa i përket kapaciteteve përpunuese të anijeve që hyjnë e dalin nga Durrësi me mallra”, tha Agron Tare, drejtori i autoritetit portual Durrës.

Thellimi i portit do të thotë rritje kapaciteteve përpunuese dhe futje e anijeve më të mëdha.

“Ky projekt do të mundësonte futjen në portin e Durrësit të anijeve të një madhësie prej 20,000 DËT apo 1000 TEU si dhe ankorimin e tyre në anë të kalatave të portit. Do futen kroçerat e mëdha”, tha ai.

Shqipëria ka avantazh në raport me fqinjët sa i përket pozicionimit strategjik që ka porti i Durrësit, si porti më i madh në vend, i cili realizon 78% e tregtisë detare në nivel kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat