Durrës, zhduket 31-vjeçari, dyshohet se është mbytur

Durrësi

Durrës, zhduket 31-vjeçari, dyshohet se është mbytur

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 18:05
Foto

Një 31-vjeçar është zhdukur prej mëngjesit të sotëm në Durrës, ndërsa dyshohet se është mbytur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të plazhit të Currilave, ndërsa policia dhe polumbarët kanë filluar kërkimet në det.

Denoncimin në polici e kanë bërë shokët që shoqëronin 31-vjeçarin Donald Molla nga Skrapari. Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, pasi nuk po gjenin dot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat