Durrës/ Gjendet në det trupi i pajetë i 31 vjeçarit - Bota Sot
Durrës/ Gjendet në det trupi i pajetë i 31 vjeçarit

Durrësi

Durrës/ Gjendet në det trupi i pajetë i 31 vjeçarit

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 08:26
Ilustrim

Trupi pajetë i 31-vjeçarit është gjetur mëngjesin e sotëm në det, në Gjirin e Currilave në Durrës. Pas njoftimit të dhënë nga dy shokët e tij me të cilët kishte shkuar në plazh, pasditen e djeshme nisën kërkimet në tokë e në det për gjetjen e shtetasit Donald Molla me origjinë nga Skrapari.

Numri i atyre që kanë humbur jetën në plazhet e Durrësit këtë qershor ka shkuar në tre pushues.

Ndërkohë, në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin vijojnë kërkimet për shtetasin E.M., 18 vjeç, i cili gjithashtu pasi hyri në det nuk është parë më nga familjarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...