Durrës, 87 jahte dhe mbi 900 turistë vetëm në qershor

Durrësi

Durrës, 87 jahte dhe mbi 900 turistë vetëm në qershor

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 11:33
Foto

87 jahte turistike të madhësive të ndryshme dhe 3 kroçera me turistë të huaj e kanë vizituar portin e Durrësit gjatë muajit qershor.

Numri i tyre pritet të rritet gjatë dy muajve të ardhshëm edhe për shkak të vënies së kalatës 4 të portit në dispozicion të mjeteve turistike.

Vetëm sot paradite në kalatën qendrore të portit janë ankoruar shtatë jahte turistikë, personeli i të cilave përveç shërbimeve portuale viziton edhe qendrat muzeale e historike të qytetit.
 

Image

Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual Durrës mësohet se gjatë muajit që lamë pas vetëm kroçerat kanë sjellë në Durrës 938 turistë, kryesisht nga SHBA, Franca dhe Britania e Madhe.

Që nga fillimi i vitit 2019 numri i jahteve dhe kroçerave ka arritur përkatësisht në 141 dhe 11, me një numër të përgjithshëm turistësh prej 2.194 shtetasish të huaj.

Megjithëse është një port shërbimesh me destinacion kryesor përpunimin e anijeve, Autoriteti Portual Durrës ka krijuar kushte për qëndrimin disaditor të mjeteve lundruese turistike në qytetin antik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat