Të gjithë në Durrës/ Plazhi i mbipopulluar, pushuesit: Pak shërbime - Bota Sot
Të gjithë në Durrës/ Plazhi i mbipopulluar, pushuesit: Pak shërbime

Durrësi

Të gjithë në Durrës/ Plazhi i mbipopulluar, pushuesit: Pak shërbime

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 20:06
Foto

Temperaturat e larta të kësaj të diele, kanë sjell dyndje pushuesish në plazhin e Durrësit.

Përveç pushuesve, në vijën bregdetare të Durrësit, nuk mungojë as shitësit ambulant.

Por dyndja e pushuesve ka nxjerrë edhe më shumë në pah problematikat në plazhin e Durrësit.

“Çadrat janë shumë ngjitur, mungojnë dushet, mungojë tualetet publike”, shprehen disa qytetarë.

Edhe pse ligji e parashikon se në plazhe duhet të jetë një vrojtues I cili u vjen në ndihmë qytetarëve në rrast rreziku në det, qytetarët shprehen se vrojtuesi mungon.

“Jo nuk kemi parë, nuk ka”, thonë pushuesit.

Problem në plazhin e Durrësit mbeten edhe hapësirat publike, ku qytetarët mund të shkojnë me çadrat e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...