Një tjetër i mbytur në plazhet shqiptare, boshnjaku humb jetën në Durrës

Durrësi

Një tjetër i mbytur në plazhet shqiptare, boshnjaku humb jetën në Durrës

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 12:33
Ilustrim

Një pushues nga Bosnja ka ndërruar jetë mesditën e sotme, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 11:45, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasi F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnje, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë.

Ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat