Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin e kryebashkiakes Valbona Sakos

Durrësi

Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin e kryebashkiakes Valbona Sakos

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 14:27
Valbona Sakos

Gjykata e Durrësit nuk i ka dhënë mandatin e kryebashkiakes Valbona Sakos, e cila u shpall fituese në votimet e 30 qershorit.

Vendimi është marrë mesditën e sotme nga gjyqtarja Mimoza Margjeka.

Gjykata ka renditur tre arsye përse nuk e pranon Sakon si kryebashkiaken e re të Durrësit. Në vendim konsiderohen të pavlefshme: 1-Regjistrimi i Bindjes Demokratike për zgjedhjet e 30 qershorit; 2-Përmbajtja e fletës së votimit për kandidatët për kryetarë bashkie; 3- Vendimi i KQZ-së për rezultatet e votimit në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat