E rëndë në Durrës! Vajza 8 vjeçe bie pre e veprave të turpshme të dy djemve në shkollë

Durrësi

E rëndë në Durrës! Vajza 8 vjeçe bie pre e veprave të turpshme të dy djemve në shkollë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 13:30
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë vjen nga qyteti i Durrësit, ku një vajzë vetëm 8 vjeçe është ngacmuar seksualisht nga dy djem.

Të dhënat paraprake flasin për abuzim seksual, ngjarje e ndodhur rreth në 5 korrik.

Ngjarja e rëndë është shënuar në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Myslim Hida”, në zonën e Arapajt në Durrës.

Ndërkohë të dyshuarit janë qenë djem të moshës 13 dhe 16 vjeç, të cilët banojnë në të njëjtën zonë me të miturën.

Bëhet me dije se adoleshentët e kanë lidhur vajzën në një klasë në katin e katërt të shkollës dhe më tej kanë abuzuar.

Kanë qenë mësuesit ata që e kanë gjetur vajzën të lidhur, duke lajmëruar policinë.

Megjithatë ngjarja është mbajtur e fshehtë për shkak të natyrës delikate, për tu zbuluar vetëm ditën e sotme. Ngjarja është marrë përsipër nga një 16-vjeçar, i cili është arrestuar.

“Më datë 05.07.2019, Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në zbatim të urdhrit të Prokurorit, ndaluan 16-vjeçarin A.R., pasi ky shtetas dyshohet të ketë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 108/a/2 dhe 110/2 të Kodit Penal. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.K., 13 vjeç. Për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat