Durrës, policia rrugore merr masa për sezonin turistik

Durrësi

Durrës, policia rrugore merr masa për sezonin turistik

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 15:10
Foto

Policia rrugore e Durrësit ka marrë masat për mbarëvajtjen e trafikut në këto ditë të sezonit veror.

Aksi më problematik është ai që të çon tek Gjiri i Lalzit.

"Akset kryesore dhe më problematike janë Maminas-Gjiri i Lalzit, Maminas-Unaza e Shkozetit, Plepa-Golem, Ura e Gjolës-Fushë Krujë-Thumanë. Në këto akse për gjithë sezonin turistik janë me shërbime të përforcuara për menaxhimin e trafikut". 

Drejtuesit e policisë rrugore kishin edhe një apel për shoferët:

"Të bëjnë kujdes me respektimin e normave të sjelljes. Të bëjnë distancën nga mjetet, të bëjnë kujdes me përdorimin e celularit dhe parakalimet". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat