Vrau në 2017, arrestohet në Durrës i dënuari

Durrësi

Vrau në 2017, arrestohet në Durrës i dënuari

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 14:47
Ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar një të dënuar për vrasje. Në pranga ka rënë shtetasi I.H.,46 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës. I.H., me datë 7 gusht të 2019  ka qëlluar me thikë shtetasin A.Ll.,  tek tregu industrial.

Si pasojë e plagëve të marra, A.Ll., ka humbur jetën. Për këtë arsye, Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 6 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje “. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tch/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat