Durrës, makina përplaset me bordurën e merr flakë, shpëtojnë babai e dy fëmijët

Durrësi

Durrës, makina përplaset me bordurën e merr flakë, shpëtojnë babai e dy fëmijët

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 09:33

Një makinë në të cilën udhëtonte babai dhe dy fëmijët e tij 10 dhe 16 vjeç është përfshirë në një aksident pak pas mesnatës në aksin Maminas- Gjiri i Lalzit.

Sipas policisë së Durrësit "rreth orës 00:35 shtetasi  B.K.,53 vjeç, banues në Tiranë , duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën,  për pasojë mjeti ka marrë flakë"

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit dhe dy fëijët nuk kanë pësuar dëmtime të rënda. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat