Skandal në Durrës/ Striptizëm në rrugë

Durrësi

Skandal në Durrës/ Striptizëm në rrugë

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 13:49
Pamje nga videoja

Durrësi është një ndër qendrat më të mëdha turistike në vendin tonë edhe për shkak vijës së gjatë bregdetare.

Mijëra turistë zgjedhin Durrësin që të pushojnë,  ndërsa në orët e darkës pushuesit shijojnë pushimet duke bërë xhiro me familjen e të afërmit në pjesët e trotuarëve të rrugës.

Por ajo që ka çuditur pushuesit, dhe mund të konsiderohet si një skandal është se një klub striptizmi ka vendosur qe reklamën e biznesit te tij ta bëjë në një formë që lë vend për debat.

Janë pikërisht striptistet femra që janë detyruar të dalin dhe të bëjnë striptizëm jashtë lokalit ngjitur me rrugën ku kalojnë qindra turistë, përfshirë edhe fëmijë!

Në videon shihet qartë forma skandaloze që ka zgjedhur biznesi qe të tërheqë klientët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat