Zjarr i madh në Gjirin e Lalëzit, digjet një shtëpi dhe pesë makina

Durrësi

Zjarr i madh në Gjirin e Lalëzit, digjet një shtëpi dhe pesë makina

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 17:18
Foto

Një zjarr i madh ka rënë në Gjirin e Lalëzit në Durrës, duke shkaktuar djegien e një shtëpie dhe të pesë makinave.

Një banesë është djegur në Gjirin e Lalzit dhe pesë makina si pasojë e një zjarri.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa shtullungat e tymit kanë mbuluar zonën mesditën e sotme.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja që po punon për shuarjen e flakëve.

Ende janë të paqarta rrethanat e rënies së zjarrit.

Zjarri ka shkaktuar panik tek pushuesit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat