Plagosje me thikë në Durrës, arrestohet autori

Durrësi

Plagosje me thikë në Durrës, arrestohet autori

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Këtë të mërkurë në lagjen Nr.12, 19-vjeçari M.P. 19 vjeç, ka plagosur me një mjet prerës (thikë) 59-vjeçarin Q.Xh., banues në Durrës.

Policia Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar ku brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat