Abuzoi me detyrën, gjykata lë të lirë numrin dy të PS-së në Durrës

Durrësi

Abuzoi me detyrën, gjykata lë të lirë numrin dy të PS-së në Durrës

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 18:03
Arben Isaku

Gjykata e Durrësit ka vendosur ta lërë jashtë qelive të burgut zv.drejtorin e kadastrës në qytet Arben Isaku, i cili është dhe numri dy i PS-së dega Durrës.

Isaku u akuzua për përfshirje në një skemë abuzive, pasi duke shfrytëzuar postin e tij si zv.drejtor, ka legalizuar me dokumenta false një truall prej qindra metrash katror në zonën e plazhit.

E njëjta masë, “detyrim paraqitje”, iu dha dhe  specialistit që kreu abuzimin së bashku me Isakun.

Arben Isaku u shpall në kërkim nga policia me zbulimin e skandalit dhe numri dy i PS-së u vetëdorëzua. Këtë të mërkurë gjykata e zhvilloi seancën pa praninë e medias dhe vendosi që t’i lërë të akuzuarit nën masën e detyrimit të paraqitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat