Humb jetën 3 vjeçari në plazhin e Durrësit

Durrësi

Humb jetën 3 vjeçari në plazhin e Durrësit

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 15:06
Foto

Një fëmijë 3 vjeçar ka humbur jetën sot pasi është mbytur në plazhin e Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në plazh, pranë zonës së quajtur “Iliria”.

Burimet thanë për Panorama se fëmija ka qenë në plazh së bashku me familjen, kur është futur për t’u larë nje moment duke i shpëtuar vëmendjes së prindërve.

Këta të fundit kanë konstatuar mungesën e djalit dhe janë futur ne det për t’i dhënë ndihmë. Pasi është dërguar për në urgjencën e spitalit rajonal, fëmija ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat