4 arrestime në Durrës brenda 24 orëve/ Nga dhuna në familje te vjedhja e celularëve

Durrësi

4 arrestime në Durrës brenda 24 orëve/ Nga dhuna në familje te vjedhja e celularëve

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Përgjatë 24 orëve të fundit arrestohen në flagrancë 4 shtetas për vepra penale të ndryshme, ndërsa kanë mbetur të plagosur me thikë në dy ngjarje, pa lidhje me njëra-tjetrën, një 26-vjeçar që ndodhet në gjendje të rëndë dhe një 16-vjeçar.

Kështu, mësohet se është arrestuar shtetasi M.K., 39 vjeç,  banues në Kosovë pasi është kapur në portin e Durrësit, duke kaluar kufirin për në Itali, me kartë identiteti sllovake dhe leje drejtimi sllovake, të cilat dyshohen se janë të rreme. Mbi të rëndojnë veprat penale” Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”dhe” Falsifikimi i vulave stampave ose i formularëve”.

Gjithashtu, në pranga ra edhe S.Xh., 29 vjeç,  banues në Durrës, pasi  në lagjen nr. 15, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet mprehës (thikë), shtetasin M. K., 26 vjeç, banues në Durrës, që ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Arrestimi i tretë është ai i shtetasit A.B., 19 vjeç, gjithashtu banues në Kosovë, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularët dy shtetasve në lagjen Nr.13, Plazh.

Specialistët për Hetimin  e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G.Sh., 35 vjeç,  banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V. Sh.

Ndërkohë, të dielën, rreth  orës 00:35, ka shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi E. Xh., 16 vjeç, banues në  Durrës, i cili është goditur me mjet mprehës.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat