KPK shkarkon prokurorin e Gjykatës së Apelit në Durrës - Bota Sot
KPK shkarkon prokurorin e Gjykatës së Apelit në Durrës

Durrësi

KPK shkarkon prokurorin e Gjykatës së Apelit në Durrës

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 16:42
Foto

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Gjykatës së Apelit, në Durrës, Bujar Hoti.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e KPK, për Hotin, i cili ishte i pari që që kaloi në sitën e vettingut pas  pushimeve të verës.

Ndonëse ILDKPI kishte paraqitur një raport pozitiv sa i takon deklarimit të pasurisë për prokurorin, Komisioni ka kryer një hetim më të thellë ku ka konstatuar probleme me deklarimin dhe justifikimin e saj.

KPK ka arritur në konkluzionin se, Hoti ka kryer deklarim të një çmimi fiktiv shitjeje për apartamentin prej 157 m2, ku ka paguar 68 mijë euro.

KPK ka thënë se për sa i përket 4 mijë m2 tokë në Spitall, Durrës, familja e Hotit është larguar nga Qerreti në Durrës që në vitin 1990 dhe sipas ligjit, nuk duhet të përfitonte më tokë, pasi ka përfituar një banesë në Durrës.

Gjithashtu, KPK sqaron se toka nuk është tokë bujqësore, pasi ndodhet shumë pranë detit. Ne lidhje me këtë fakt KPK ka kërkuar informacion nga prefektura, por ende nuk është marrë një përgjigje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...