Kapet hajduti i institucioneve në Durrës - Bota Sot
Kapet hajduti i institucioneve në Durrës

Durrësi

Kapet hajduti i institucioneve në Durrës

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 17:37
Policia e Durrësit

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili akuzohet për disa vjedhje. Në kuadër të operacionit policor të koduar "Elektronika" u arrestua shtetasi E.G.,i cili ka qenë më parë i dënuar për vjedhje të institucioneve shtetërore.

Shtetasi i mësipërm, muajt e fundit pasi ka dalë nga burgu, dyshohet si autor i 4 vjedhjeve dhe një tentative.

Vjedhjet e dokumentuara

Më datë 07.10.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se në kopshtin "Met Hasa" ka vjedhur një laptop, magnetofon dhe pajisje zëri.

Më datë 05.10.2019, në lagjen Nr. 3 dyshohet se ka vjedhur zyrat e Laboratorit të Akuakulturës dhe Peshkimit në Durrës, ku ka marrë një monitor kompjuteri, GPS dhe një video projektor.

Më date 20.09.2019, më lagjen Nr. 14 në oborrin e shkollës 9-Vjeçare "Hasan Koçi" dyshohet  se ka vjedhur kabllo elektrike.

Më datë 16.09.2019, në lagjen Nr. 12 dyshohet se ka vjedhur Zyrat e Njësisë Administrative.

Më datë 14.05.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në "Dispaçerinë  e Sëmundjeve të Mushkërive".

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një laptop dhe qendër zëri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...