Konsumonte dhe shpërndante drogë në lokalet e natës, arrestohet

Durrësi

Konsumonte dhe shpërndante drogë në lokalet e natës, arrestohet

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Një 25 vjeçar me inicialet E.K., është arrestuar në Durrës, pasi i njëjti dyshohet se ka konsumuar dhe shitur lëndëve narkotike në lokalet e natës, tallava.

Sipas Policisë,  po ashtu është proceduar në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi S.M., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale " Përshtatja e lokalit për përdorim droge".

“Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit S.M., i cili kishte përshtatur ambientet për konsumim të lëndëve narkotike, në tavolinën e shtetasit E.K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë, një kapak metalik me mbetje të lëndës narkotike dhe kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishin konsumuar lëndë narkotike”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat