Shtohen divorcet në Durrës, probleme serioze edhe pas ndarjes së çiftit

Durrësi

Shtohen divorcet në Durrës, probleme serioze edhe pas ndarjes së çiftit

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 06:18
Nexhmia

Më shumë se 454 çifte i janë drejtuar dyerve të gjyqësorit në Durrës me kërkesë për zgjidhje martese, përgjatë 9 muajve të parë të vitit 2019. Por a është zgjidhja e martesës fundi i problemeve mes çifteve?

Rasti i Nexhmies dëshmon se jo. “Ndjehem shumë e frikësuar, si unë, edhe vajza ime. Vajza është shumë e trishtuar”, thotë ajo.

Pasojat e divorcit, veçanërisht kur ka edhe fëmijë në moshë të mitur, i vuajnë edhe këta të fundit. Pasi legjislacioni shqiptar në mënyrë paradoksale, edhe pse është i pafuqishëm të mbrojë bashkëshorten nga dhuna verbale dhe psikologjike dhe të detyrojë bashkëshortin që të paguajë detyrimet që ka për fëmijën, i ka dhënë atij të drejtën që të mos lejojë fëmijën të largohet jashtë vendit për një jetë më të mirë. Dhe këtë handikap e vuan edhe Nexhmia.

“I jam drejtuar Gjykatës që unë të marrë gocën dhe të jetoj jashtë shtetit, sepse ndjehem pak më e hapur, sepse kam vëllain tim atje. Nëse e merr vesh ai që dua të iki, do të bëjë ndonjë gjë”, thotë Nexhmija.

Kjo problematike pranohet edhe nga avokatja që asiston në proceset e divorceve, e cila nuk nguron të deklarojë se gruaja që divorcohet, jo vetëm që është e pambrojtur si para, ashtu edhe pas procesit të divorcit, por edhe penalizohet të rinisë jetën e saj diku tjetër.

Për sa kohë ka jetë ka edhe shprese dhe Nexhmija nuk nguron të apelojë institucionet për ndihmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat