Në Durrës, muze për detin/ Një galeri me fotot e anijeve të para shqiptare

Durrësi

Në Durrës, muze për detin/ Një galeri me fotot e anijeve të para shqiptare

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 15:29
Ilir Çapuni

Që nga kohët e lashta, shqiptarët trashëgojnë mjeshtrinë e lundrimit dhe ndërtimit të anijeve.

Por megjithatë shqiptarët janë ndër të paktët popuj që jetojnë pranë detit, po nuk kanë një muze detarie për të dokumentuar trashëgiminë e pasur në këtë fushë. Këtë mungesë, shoqatat e detarëve dhe bashkitë në Durrës e Ulqin që kanë një traditë të hershme detarie dhe shkëmbimi mes tyre, e plotësojnë herë pas here me organizimin e ekspozitave mbi detarinë shqiptare në shekuj.

“Fatkeqësisht dhe pse Durrësi është metropoli i detarisë shqiptare neve si popull nuk kemi një muze të detarisë. Ne, në Ulqin, kemi marrë një nismë përmes projektit “Liburna” dhe kemi nisur të mbledhim artifaktet e para, që janë ekspozuar në këtë aktivitet që bëhet në ditën e detarëve. Falenderime për bashkinë dhe Flotën Detare Shqiptare e cila është kryesuar në fillimet e saj nga një ulqina, Ahmet Sulejman Kapedani”, ka thënë Ilir Çapuni, Kryetar i Kuvendit Komunal Ulqin.

Në ekspozitën e organizuar në galerinë e arteve pamore të qytetit të Durrësit u paraqitën dokumenta historike, foto dhe të dhëna, si dhe makete të anijeve të flotës sonë detare ndër vite.

Ndërkohë në universitetin e Durrësit është çelur edhe funksionon dega e Navigimit që gjithnjë e më shumë po tërheq interesin e të rinjve për të çuar përpara këtë profesion të bukur të trashëguar nga të parët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat