As një vit në detyrë, dorëhiqet drejtori i portit të Durrësit

Durrësi

As një vit në detyrë, dorëhiqet drejtori i portit të Durrësit

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 10:25
Agron Tare

Nuk ka bërë as një vit në detyrë drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare.

Teksa në muajin janar mori detyrën e re, ditën e sotme ai ka dhënë dorëheqjen.

Në deklaratën e tij të dorëheqjes Tare ka thënë se, “Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”

Ishte Këshilli Drejtues i Aautoritetit Portual Durrës ai që vendosi emërimin e Agron Tares në postin e Drejtorit të Përgjithshëm, sipas propozimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat