Dorëhiqet kryetarja e Gjykatës në Durrës, akuzat që iu bënë për “30 qershorin”

Durrësi

Dorëhiqet kryetarja e Gjykatës në Durrës, akuzat që iu bënë për “30 qershorin”

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 11:29
Joana Qeleshi

Joana Qeleshi është dorëhequr sot nga posti i kryetares së Gjykatës së Durrësit, detyrë të cilën e mbante që nga korriku i 2013-s.

Mëngjesin e sotëm, Qeleshi ia ka komunikuar togave të zeza të Durrësit dhe administratës së kësaj gjykate duke e argumentuar dorëheqjen me shfrytëzimin e një mundësie që i është dhënë për të vijuar karrierën në sektorin privat. Bëhet e ditur për Top Channel se ajo se ka pranuar një ofertë pune nga një spital privat për postin e drejtueses juridike.

Joana Qeleshi nuk i ishte nënshtruar ende procesit të vetting-ut, në të cilin po kalojnë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë. Mësohet se Kolegji i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e gjyqtares për t’u larguar nga detyra.

Çështja e fundit kur Qeleshi u diskutua në publik ishte rasti i dhënies së mandatit për Valbona Sakon si kryetare e bashkisë Durrës. Ndonëse Gjykata e Durrësit kishte marrë një vendim për mos njohjen e mandatit të Sakos, dy ditë më pas e njëjta çështje u gjykua në të njëjtën Gjykatë ku drejtonte Qeleshi, duke i dhënë mandatin Sakos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat