Plot 450 kilogramë! Kapet një tjetër peshkaqen i rrezikshëm në Durrës

Durrësi

Plot 450 kilogramë! Kapet një tjetër peshkaqen i rrezikshëm në Durrës

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 11:32
Foto

Prania e peshkaqenëve në ujërat e Adriatikut po kthehet në një dukuri normale.

Natën e shkuar një tjetër peshkaqen me peshë afro gjysmë toni, është kapur nga peshkatarët durrsakë të peshkarexhës “Çelepia”. Specia e rrallë për ujërat tona që sipas peshkatarëve është peshkaqen i bardhë u kap në një thellësi prej 130 metrash.

Ky njihet si peshkaqeni më i madh grabitqar që haset rëndom në ujërat sipërfaqësore të oqeaneve, po vitet e fundit është konstatuar dhe në ujërat 3 Mesdheut.

Një javë më parë, një tjetër peshkaqen i llojit tigër, thuajse me të njëjtat përmasa u kap në thellësi nga anija e peshkimit “Meduza”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat