Durrës, shpëtohen 23 persona nga rrënojat e ndërtesave

Durrësi

Durrës, shpëtohen 23 persona nga rrënojat e ndërtesave

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 09:32
Tërmeti Durrës

Të paktën 23 persona janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Durrës.

Një i moshuar u shpëtua pak minuta më parë (ora 09:18) në pallatin 6 katëshe të shembur. 

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Ndërsa 22 të tjerë u shpëtuan deri në orën 09:00. Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. 

Ata qëndruan të izoluar nën rrënoja nga ora 4 e mëngjesit deri në këto moment (ora 09:00).

Situata e paraqitet e vështirë është në zonën e plazhit.

Ndërsa në total në të gjithë vendin janë 6 të vdekur, mes tyre dhe të mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat