Në lagjen 18 të Durrësit vijojnë kërkimet për 6-7 persona nën rrënoja

Durrësi

Në lagjen 18 të Durrësit vijojnë kërkimet për 6-7 persona nën rrënoja

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 17:19
Pas termetit

Në lagjen 18 të Durrësit vijojnë kërkimet intensive në rrënojat e pallatit 6 katësh të shembur nga tërmeti.

Nën rrënoja ndodhen 6-7 persona. Grupet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren. Operacioni do të vazhdojë gjatë gjithë natës. Ndriçimi po bëhet me gjenerator.

Shpresat janë të shumta që të mund të kemi jetë të tjera të shpëtuara nga kjo tragjedi.

Operacioni është i ndërlikuar dhe mjaft i rrezikshëm për të depërtuar në atë katrahurë që ka mbetur nga ndërtesa shumëkatëshe.

Në vendngjarje ka dhe ekspertë nga Kosova.

Në Durrës janë 5 zona problematike ku po operohet. Dy grupe pune janë në lagjen 18 dhe në zonën e ish-Kënetës.

Armiku kryesor për autoritetet është koha. Po bëhen gati 14 orë nga rënia e tërmetit 6.4 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat