Të prekurit nga tërmeti po sistemohen nëpër hotelet në Durrës

Durrësi

Të prekurit nga tërmeti po sistemohen nëpër hotelet në Durrës

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 00:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka filluar zhvendosja e personave të prekur nga tërmeti që goditi Shqipërinë, të cilët mbetën pa kum mbi kokë, nga kampet e përkohshme për në hotelet në Durrës.

Të prekurit nga tërmeti do të strehohen në hotelet në Durrës, Tiranë, Vlorë etj, pas një marrëveshje kontraktuale afatgjate të lidhur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me hotelet në këto zona.

“Duke pasur parasysh dimrin që po afron, motin e ftohtë e sidomos reshjet e duke pasur parasysh sesa e vështirë do të bëhet qëndrimi në ҫadra, sidomos për familjet me fëmijë e mosha të moshuara, do t’i ftonim qytetarët që aktualisht janë të strehuar në ҫadra në stadiumi e Durrësit që të zhvendosen për t’u strehuar në një nga këto njësi akomodimi, ku do të kenë jo vetëm kushte shumë më cilësore jetese, por edhe ushqim” deklaroi Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Mbi 100 qytetarë u transferuan në orët e mbrëmjes së sotme nga stadiumi “Niko Dovana” në Durrës drejt këtyre strukturave hoteliere, por në total janë në dispozicion 1500 shtretër për të gjithë ata banorë që janë për tu zhvendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat