Tërmeti i fundit lë pasoja, çahet asfalti në Durrës

Durrësi

Tërmeti i fundit lë pasoja, çahet asfalti në Durrës

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Tërmeti i mbrëmjes së të shtunës në orën 21:53 në Hamallaj ka shkaktuar një çarje në Bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit duke shkaktuar dhe më shumë panik tek qytetarët.

Lëkundja sizmike me magnitudë 4.3 Rihter ka dëmtuar mes për mes rrugën që të çon nga Bashkia e qytetit të Durrësit drejt Vollgës.

Ende nuk ka të dhëna për dëme të tjera nga ky tërmet, por raportohet se ai është ndjerë i fortë në disa qytete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat