U dëmtuan nga tërmeti, nis shembja e objekteve në Durrës

Durrësi

U dëmtuan nga tërmeti, nis shembja e objekteve në Durrës

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Në Durrës ka nisur sot shembja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti. Mësohet se këtë mëngjes ka nisur shembja e ‘Vila Verde’, në zonën e plazhit.

Ndërtesa 4 katëshe është shkatërruar nga tërmeti, ndërsa rrezikon dhe ndërtesat e tjera aty pranë.

Në vendngjarje ndodhen fadromat dhe punonjësit. Ndërkohë, më herët janë shembur ndërtesat e dëmtuara edhe në zonën e Thumaës.

Durrësi dhe Thumana janë zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku 51 persona mbetëm viktima dhe mbi 700 të tjerë u plagosën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat