Nazif Muçi është duke punuar i vetëm në këtë kafene në Durrës.
Pas tërmetit kolegët e tjerë të punës ikën nga qyteti.
Ai tani po i kryen të gjitha punët në lokal.
“Jam duke punuar vetë sepse kolegët e mi, dikush është kthyer në vendbanimin e vet, kuzhinieri ka ikur në Kosovë prej tërmetit. Janë trembur. Unë qëndrova këtu, sepse te shtëpia ime nuk pati dëmtime, veçse u trembëm”, ka Muçi për Radion Evropa e Lirë.
27-vjeçari tregon se tërmeti ka ndikuar që të kenë më pak klientë në lokal.
Nazif Muçi nga Durrësi, deri ditën kur tërmeti goditi këtë qytet, kishte 5 kolegë të punës në kafene.
Nga frika, ata të gjithë janë larguar dhe ai po shërben i vetëm.