Universiteti i Durrësit pezullon provimet e ndërmjetme

Durrësi

Universiteti i Durrësit pezullon provimet e ndërmjetme

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 22:06
Foto ilustruese

Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit nëpërmjet një deklarate ka bërë me dije provimet e ndërmjetme do të pezullohen.

Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, teksa pret të inspektohen godinat universitare për sigurinë që ofrojnë, ka vendosur të pezullojë provimet e ndërmjetme dhe të sistemojë studentët në hotele. Në një mbledhje të zhvilluar të hënën, rektorati vendosi hartimin e një baze të dhënash me gjendjen e studentëve dhe pas kësaj në bashkëpunim me Shtabin e Emergjencave dhe hotelet qytetase do të shqyrtohen mundësitë për  sistemimin e tyre në këto mjedise.

Gjithashtu u vendos pezullimi i provimeve të ndërmjetme. Këtë semestër do të ketë vetëm provime përfundimtare.

Në bashkëpunim me institucionet qendrore, ato vendore dhe ekspertët e huaj, UAMD do të inspektojë të tre godinat universitare dhe vetëm pas kësaj studentët do të lajmërohen për fillimin e procesit akademik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat