Studentët nuk bëjnë pushime, organizohen vullnetarisht në ndihmë të banorëve të Durrësit

Durrësi

Studentët nuk bëjnë pushime, organizohen vullnetarisht në ndihmë të banorëve të Durrësit

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 12:29
Studentë

Ndonëse, është pezulluar mësimi në Universitet në rang kombëtar, 80 studentë të universitetit të Durrësit nuk janë larguar për në shtëpitët e tyre, por janë organizuar në mënyrë vullnetare, për tu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Për Ora News këtë e konfirmoi edhe drejtori i shërbimeve në universitetin e Durrësit, Xhaferr Rakipllari, i cili do të shpjegojë si do të koordinohet puna me këta studentë vullnetarë.

“Që prej ditës së parë pas goditjeve të tërmetit  jëmi anagazhuar me një ekip vullnetarësh nga universiteti i e Durrësit  80 studentë të Durrësit të cilët janë shperdarë në pikat kyce ku kanë pasur nevojë qyetarët për ndërhyrje emergjente, për të asistuar me shërbimet sa i përket regjistrimit të emrave të pastrehë, por edhe me shërbime të tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat