Durrës, përpunohen rreth 20 mijë ton mallra në Terminalin Perëndimor

Durrësi

Durrës, përpunohen rreth 20 mijë ton mallra në Terminalin Perëndimor

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Në kalatat e Terminalit të Mallrave Gjenerale (i njohur si Terminali Perëndimor) u përpunuan dje pesë anije tregtare me rreth 19,842 ton mallra të ndryshme si grurë, çimento, hekur dhe ushqime.

Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në APD, anijet me ngarkesa nga 2 – 3,000 ton secila u shkarkuan nga skuadrat e kompanive stivadore dhe elektrovinxhat në kalatat 1, 2 dhe 5.

Mësohet gjithashtu se në kalatat 1 dhe 5 priten edhe dy anije të tjera me afro 5.320 ton grurë gjithsej.

Nga dita e sotme deri në fundjavë, pritet të përpunohen anijet: Mekhanik Yuzvovich, Spirit, Sprinter dhe Baby Leen me rreth 16. 743 ton mallra të llojit grurë, gurë mermeri, hekur dhe çimento.

Vetëm gjatë fillimit të muajit dhjetor në Portin më të madh në vend përpunohen 31. 265 ton mall.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat