Del bilanci: 27 objekte të shembura me eksploziv në Durrës

Durrësi

Del bilanci: 27 objekte të shembura me eksploziv në Durrës

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 15:44
Pas termetit në Durrës

Zyra e Emergjencave njoftoi se ka shkuar në 27 numri i objekteve të shembura me eksploziv në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Shtabi i menaxhimit të fatkeqësisë natyrore ka bërë të ditur se 10 objekte të tjera janë shembur në Thumanë dhe dy në Krujë.

Këto kategori objektesh janë shembur me eksploziv pasi konsideroheshin të pabanueshme dhe ishin të rrezikshme për nivelin e dëmtimeve që kishin pësuar në qëndrueshmërinë e tyre.

Ndërkaq sipas verifikimeve të kryera deri në mesditën e të dielës, në Durrës rezultojnë 161 banesa e 99 pallate me dëmtime të lehta, si dhe 17 banesa e 9 pallate të pabanueshme.

Në Krujë janë 94 objekte të pabanueshme ndërkohë që në Lezhë numërohen 31 shtëpi të pabanueshme dhe 135 objekte me dëmtime të lehta.

Në Shkodër sipas vlerësimeve janë 28 shtëpi të banueshme me dëmtime të rënda dhe 27 të tjera me dëmtime më të vogla që kanë nevojë për riparime.

Në Dibër deri tani janë tri banesa të dala jashtë përdorimit ndërsa nëntë objekte të tjera kanë marrë dëmtime të lehta.

Aktualisht sipas shtabit, 4200 banorëve janë të akomoduar në hotele, të cilëve po u dorëzohen nga ekspertët akt-konstatimet e objekteve për shtëpi dhe apartamente të cilat janë të banueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat