Durrës, profesionistë të fushave të ndryshme takohen me banorët e prekur nga tërmeti

Durrësi

Durrës, profesionistë të fushave të ndryshme takohen me banorët e prekur nga tërmeti

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 16:16
Foto nga takimi

Tri javë pas tërmetit të 26 nëntorit me 51 viktima dhe kur lëkundjet mbetet aktive, shumë vijojnë të vuajnë pasojat e të tjerë ankthin e frikën!

Ndaj një grup profesionistësh të fushave të ndryshme nga gjeologë deri tek psikologët janë bërë bashkë dhe po zhvillojnë takime me banorët e zonave më të prekura.

Synimi siç thotë ambientalisti dhe Inxhinieri Hidrogjeolog, Sazan Guri është që me informacion të thjeshtë tu shpjegohet çdo kategorie pse duhet të ruajnë qetësinë dhe çfarë duhet të bëjnë në raste të tilla.

Duke parë reagimet sipas tij të gabuara në raste tërmetesh dhe mungesën e dijes, ai thekson nevojën që ky informacion duhet të jepet që në shkollë

Sazan Guri: “Gjeologjia që është shkenca bazë e diturive, sepse nga Toka fillon të kërkosh të ndërtosh një jetë tënden apo stilin e të jetuarit, nuk kjo nuk njihet fare, as tërmetet, as përmbytjet, rrëshqitjet, erozionet dhe është një lëndë që e formon njeriun.”

Pjesë e këtij organizimi, juristja Eni Çobani thekson nevojën e shmangies së panikut.

Eni Çobani: “Këto janë gjëra që vijnë nga një forcë e mbinatyrshme për të cilën duhet të jemi të përgatitur. Kjo kërkon përgatitje psikologjie më tepër. Njerëzit duhet të jenë të durueshëm dhe të mos përhapin panik.”

Durrësi është qarku më i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili detyroi mijëra banorë që të braktisin për ditë me radhë shtëpitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat