Reshjet e dendura të shiut përmbysin rrugët në Durrës

Durrësi

Reshjet e dendura të shiut përmbysin rrugët në Durrës

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në disa akse rrugore të Durrësit, veçanërisht në kryqëzime.

Më problematike paraqitet situata te kryqëzimi pranë stadiumit ”Niko Dovana”, në rrethrrotullimin pranë stacionit të trenit, në zonën e plazhit, ish-kënetë dhe Shkozet.

Veçintensitetit të reshjeve, shkak pse rrugët mbeten nën pushtetin e ujit duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve është dhe bllokimi i kanaleve dhe pusetave nga inertet dhe mbeturinat e ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat