Nis riparimi i pallateve/ Në Durrës ndërtesave të para po i përforcohen kolonat

Durrësi

Nis riparimi i pallateve/ Në Durrës ndërtesave të para po i përforcohen kolonat

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Pas tërmetit të 26-nëntorit, Top Channel ishte në këtë objekt së bashkuar me pedagogen e inxhinierisë së ndërtimit, Luljeta Bozo, e cila bëri një inspektim nga jashtë.

Leja për rindërtimin e këtij objekti është dhënë me procedurë të përshpejtuar nga bashkia e Durrësit në 14 dhjetor.

Pallati është shpallur i pabanueshëm dhe nuk jeton askush. Aktualisht puna është ndërprerë për të rinisur pas pushimeve të vitit të ri. Me përfundimin e punimeve, ndërtesa do të kolaudohet për të marrë lejen e banimit.

Në Durrës janë rreth 460 pallate që janë vlerësuar si të dëmtuar rëndë dhe procesi i rindërtimit do të kërkojë kohë jo të vogël. Nga ana tjetër përveç lehtësirave për të marrë lejet e rindërtimit, punimet do të përjashtohen nga taksat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat