Dita e fundit në hotele, Durrës, banorët ankohen se nuk kanë gjetur ende shtëpi

Durrësi

Dita e fundit në hotele, Durrës, banorët ankohen se nuk kanë gjetur ende shtëpi

Më: 4 janar 2020 Në ora: 00:47
Foto ilustrim

3 janari është afati i fundit i vendosur nga qeveria dhe pushteti vendor për qëndrimin në hotele për të gjithë të dëmtuarit që kanë qenë me qira apo të pastrehë përpara tërmetit të 26 nëntorit.

Njoftimi në hotele ka mbërritur që në dhjetor, po menaxherët e tyre nuk e dinë ende si do të veprohet me këtë kategori apo ata që kanë përfituar bonusin e qirasë. Nxjerrja e familjeve në rrugë është një barrë e rëndë dhe jo në përgjegjësinë e tyre.

Në hotele, situata nuk është e mirë. Të akomoduarit në to gjenden në dilemën më të madhe të jetës së tyre. Me banesa të shkatërruara dhe pa një mundesi tjetër strehimi ata ndjehen krejtësisht të pashpresë për atë që i pret të nesërmen.

– Ku do të shkojmë?! Papunë jemi. Rrugëve të dalim? Të jenë të paktën te 12-15 mijë lekëshi qiratë. Na kanë thënë të dalim, po ku të shkojmë? I mendon këto qeveria. Ne e falenderojmë shtetin që na ka strehuar këtu po nuk është e drejtë të na nxjerrin jashtë.
Dukemi të tepërt këtu dhe pse na i kanë plotësuar të gjitha kushtet.

– Bonus nuk marrim. Vetëm mua me vëllain ndërsa prindërit dhe nusja nuk janë fare. Ku të shkojmë? Ndoshta do të përfundojmë te shtëpia e rrënuar. Nuk jemi fare të informuar. Nuk dimë asgjë konkrete.

– Nuk na kanë thënë asgjë.
Shtëpia ime është tmerr dhe po rrijmë këtu. Duhet ta lemë hotelin, po ku të shkojmë?! Akoma nuk kemi gjetur shtëpi. Jemi sicc kemi ardhur.

– Nuk na kanë thënë gjë. Kemi marrë bonusin po nuk po gjejmë shtëpi dhe mbrëmë doli burri po nuk gjeti gjë. Ka shkuar qiraja deri në 700 euro në plazh. Në Durrës nuk gjeti dot.
Shpresojmë të na e riparojnë shtëpinë.

Edhe kjo familje qëndron prej javësh në hotel dhe nuk e di si do të jetë e nesërmja e tyre, ndërsa qeratë e banesave janë të papërballueshme.

-Do të shkojmë të zemë bashkinë po na nxorrën nga hoteli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat