Hidhet në erë makina e një femre police në Durrës - Bota Sot
Hidhet në erë makina e një femre police në Durrës

Durrësi

Hidhet në erë makina e një femre police në Durrës

Më: 26 janar 2020 Në ora: 06:10
Foto ilustrim

Durrës –  Makina e një gruaje të re, punonjëse policie, u hodh në erë sonte nga njerëz të paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës.

Hetimet e para zbardhin se nga muri i jashtëm rrethues i oborrit është hedhur një sasi lënde plasese në afërsi të makinës tip "Audi", e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat