Filiali i një banke të nivelit të dytë, është grabitur në qytetin e Durrësit mesditën e sotme. Grabitja ndodhi në lagjen nr 12 të qytetit bregdetar, në një rrugë dytësore, rreth orës 14:24.
"Një person ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë dhe është larguar me vrap" informoi policia e shtetit.
Grabitesi i maskuar
Mësohet se pronari ka informuar policinë 40 minuta me vonesë duke e bërë të vështirë zbardhjen e autorëve.
Grabitësi ka qenë i maskuar dhe pronari ka deklaruar se i është marrë shuma prej 1 milionë lekë por pa sqaruar nëse janë të reja apo të vjetra, raporton gazetari i Ora News, Mark Brunga.
Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë. Në kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme "Shqiponjat", ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.
Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.