Përplasin dy makina të tjera, arrestohen shoferët e dehur në Durrës

Durrësi

Përplasin dy makina të tjera, arrestohen shoferët e dehur në Durrës

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë në Durrës.

Bëhet fjalë për A.M.,52 vjeç, banues në Klos. Ky shtetas në rrugën Fushë Krujë-Thumanë, duke drejtuar mjetin tip “Ford” në gjëndje të dehur,ka goditur nga pas mjetin tip “Honda,  nga e cila për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Po kështu edhe G.A.,31 vjeç, banues në Durrës, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur ka goditur mjetin  tip “Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat