Italia ndez alarmin e kuq për përhapjen e koronavirusit! Ja çfarë ndodhi sot në Durrës

Durrësi

Italia ndez alarmin e kuq për përhapjen e koronavirusit! Ja çfarë ndodhi sot në Durrës

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Ka mbërritur sot në orën 7:40 trageti i linjës Bari-Durrës me mbi 340 pasagjerë. Ndërkohë që Italia është përfshirë nga alarmi i përhapjes të koronavirusit, shumë shqiptarë kanë vendosur që të kthehen në vendlindje.

Sapo kanë mbërritur në port ata janë pritur nga 7 mjekë, të cilët kanë bërë kontrollet përkatëse.

Pasi trageti hap portën, mjekët hyjnë brenda në traget dhe me termometër masin në distancë temperaturën e pasagjerëve. Nga kontrollet e kryera ditën e sotme,  nuk u identifikua asnjë pasagjer me simptoma të koronavirusit.

Në raste se do ketë pasagjerë të infektuar ata do të merren të shoqëruar me ambulancën e portit dhe dërgohen në dhomën e karantinës e cila është jashtë ambientit portual, për t'u kryer analiza më të detajuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat