Në çantë iu gjet një pistoletë, lihet në burg biznesmeni i arrestuar në Rinas: E kanë futur nga… - Bota Sot
Në çantë iu gjet një pistoletë, lihet në burg biznesmeni i arrestuar në Rinas: E kanë futur nga…

Durrësi

Në çantë iu gjet një pistoletë, lihet në burg biznesmeni i arrestuar në Rinas: E kanë futur nga…

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 14:42
Foto

Gjykata e Durrësit ka vendosur ‘arrest me burg’ për biznesmenin Besnik Leka i cili në fundjavën që lamë pas u arrestua në aeroportin e Rinasit pasi iu gjet një pistoletë që e kishte mes një çante.

Biznesmeni ndërkohë para gjykatësve ka deklaruar se pistoleta i është vënë nga një person i tretë dhe kjo sipas tij ka ardhur me qëllim për të dëmtuar për shkak të konkurrencës.

Gazetarja e Top Channel, Anila hoxha bën me dije se biznesmeni shtoi para trupës gjykuese se nuk kishte dijeni për sa i përket pistoletës që gjendej në valixhen e tij.

“Unë lëviz shpesh jashtë vendit dhe e di që është e vështirë të kalosh dhe një antidjersë dhe jo më një armë” mësohet të ketë thënë Besnik Leka para gjykatësve.

43-vjeçari pretendon se është biznesmen në fushën e energjitikës dhe drejt Bolonjës në Itali do të udhëtonte për punë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat