Arrestohen në flagrancë tre shoferë në Durrës, Policia e Shtetit zbulon detajet çfarë ka ndodhur

Durrësi

Arrestohen në flagrancë tre shoferë në Durrës, Policia e Shtetit zbulon detajet çfarë ka ndodhur

Më: 2 mars 2020 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Policia e Durrësit informon se ka arrestuar në flagrancë tre drejtues mjetesh, të cilët akuzohen për aksident me pasojë vdekjen ose drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Uniformat blu të qytetit bregdetar shprehen se kanë bërë arrestimin në flagrancë të autorëve, për vepra penale që lidhen me mos-zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

H.Sh,45 vjeç, banues në Tiranë.  Ky shtetas në aksin rrugor Tiranë – Fushë Krujë, në Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”  e më pas është përplasur me mjetin autobuz tip “Benz”. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vend  drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen”  shtetasi F.Xh.,59 vjeç, si dhe  kanë mbetur të dëmtuar shtetasit V.Xh.,A.Xh.,R.D.,M.D.,T.Gj.,K.Gj.,T.L.,Xh.L.,  pasagjerë në mjetet “Volksvagen” dhe autobuz “Benz”,  të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

A.Ç.,28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.4 Durrës, u kap  duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Z.M.,56 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.8, Durrës u kap  duke drejtuar në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi automjetit në mënyrë të pa rregullt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat