Dy të vrarë në atentatin në Durrës, pista ku dyshon policia - Bota Sot
Dy të vrarë në atentatin në Durrës, pista ku dyshon policia

Durrësi

Dy të vrarë në atentatin në Durrës, pista ku dyshon policia

Më: 2 mars 2020 Në ora: 23:36
Dorjan Shkoza

Dy persona gjetën vdekjen në një atentat mafioz të shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Shkozet të Durrësit.

Viktima janë 35-vjeçari Dorjan Shkoza, dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeç.

Dy të rinjtë u qëlluan me breshëri automatiku, nga një makinë në ecje e sipër, teksa ndodheshin në trotuar pranë tregut të fruta perimeve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se krimi i rëndë ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Kjo pasi Shkoza rezulton edhe i dënuar me 8 vjet për drogë dhe kishte dalë nga burgu në fund të vitit 2010, teksa kishte në pronësi kishte një pikë servisi makinash në zonën ku ndodhi krimi.

Dyshohet se pikërisht 35-vjeçari ka qenë në shënjestër të atentatorëve, çka ka bërë që prej plumbave të marrë në trup dhe në kokë, të gjejë vdekjen.

Ndërkohë Avdija, ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Pak pas ekzekutimit të dyfishtë në zonën e Bishtit të Zhurit, në Rrogozhinë, u gjet një automjet i djegur, i cili dyshohet të jetë përdorur nga atentatorët.

Bëhet fjalë për një makinë tip “Benz” me targë AA 693 ZE, i cili rezulton të jetë i vjedhur. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat