Dy të vrarë në Durrës, flasin familjarët - Bota Sot
Dy të vrarë në Durrës, flasin familjarët

Durrësi

Dy të vrarë në Durrës, flasin familjarët

Më: 3 mars 2020 Në ora: 13:02
Policia

Një ditë pas vrasjes së dy të rinjve në Durrës, flasin familjarët e njërit prej viktimave.

Familjarët e Anxhelo Avdiajt deklaruan për “News24” se 24-vjeçari ishte kthyer nga Anglia 10 ditë më parë.

Ata shprehen se nuk ishin në dijeni të ndonjë konflikti apo hasmërie.

“Prej 10 ditësh ishte kthyer nga Anglia. Ne nuk dimë të kishte konflikte apo hasmëri. Kanë një vëlla dhe një motër, janë rritur pa baba. Motra me nënën jetonin vetëm, ndërsa vëllai jetonte në Gjermani. Familja ishte në mjerim të plotë”, thanë familjarët e viktimës.

Mbrëmjen e djeshme Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza u qëlluan nga një makinë në ecje në lagjen nr.14, në Shkozet, e cila u gjet e djegur në zonën e njohur si Bishti i Zhurit në Rrogozhinë. Mësohet se Avdia ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra, ndërsa Shkoza ka vdekur në vend. Të dy rezultojnë me precedentë penalë për vjedhje dhe njihen si konsumatorë të lëndëve narkotike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat