Kapet me kokainë, kanabis e shkop gome, arrestohet i riu

Durrësi

Kapet me kokainë, kanabis e shkop gome, arrestohet i riu

Më: 8 mars 2020 Në ora: 12:20
Durrës

Një 22-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se është kapur duke shpërndarë disa llojë të ndryshme droge.

I riu i arrestuar është E.B.,22 vjeç, banues në Durrës. Pas kontrolleve policia i ka gjetur 14 doza kanabis, 5 doza kokainë, një thikë si dhe shkop gome si ai që mban në përdorim  policia.

Tashmë i riu do të përballet me gjykatën për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e pajisjeve të policisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat