Aksident në aksin Fushë Krujë-Durrës, shkak bëhet lagështira - Bota Sot
Aksident në aksin Fushë Krujë-Durrës, shkak bëhet lagështira

Durrësi

Aksident në aksin Fushë Krujë-Durrës, shkak bëhet lagështira

Më: 8 mars 2020 Në ora: 20:28
Foto

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në rrugën nacionale Fushë Krujë-Durrës.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën kur njëra prej makinave doli nga parkingu i lokalit.

Nga informacionet paraprake, fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë.

Sipas policisë ka qenë pakujdesia e drejtuesit të mjetit që doli nga parkingu i lokalit por shkak ka qenë dhe lagështira në rrugë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat